Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nesër temperatura 40°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rrezik të lartë për zjarre në disa zona

Shkruar nga Newsbomb

Nesër temperatura 40°C, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Rreziku pritet të jetë më i lartë  gjatë ditës së nesërme, konkretisht: qarku Shkodër (Jug- Perëndim) dhe qarku Dibër (Jug-Perëndim).

Përsa i përket parashikimit meteorologjik, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër dhe Kukës, shoqëruar me shtrëngata lokale, ndërsa në qarqet Dibër dhe Lezhë priten reshje të dobëta.

Në qarqet Tiranë, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në bregdet: 23/ 37°C, në vendet e ulëta: 24 / 40°C dhe në vendet malore: 17 / 33°C.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese