Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarri i madh në Qafë Thanë, shkrumbohet një sipërfaqe e madhe! Ja çfarë dyshohet se i shkaktoi flakët (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri i madh në Qafë Thanë, shkrumbohet një sipërfaqe
Zjarri

Një zjarr i madh ka rënë këtë të hënë në zonën e Qafë Thanës, ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët dhe të mesme.

Bëhet me dije se zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga djegia e disa gomave në këtë zonë.

Zjarri i madh në Qafë Thanë, shkrumbohet një sipërfaqe
 

Po ashtu, raportohet se përhapja e flakëve është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era.

Në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfikës i Pogradecit, i cili po punon për shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese