Një zjarri i madh ka rënë mesditën e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi. Zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, e cila ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi, duke iu afruar zonës së banuar.
Për disa momente ka pasur rrezik që flakët të përfshinte edhe banesat që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave.
Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet ndodhen në terren për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
