Një tragjedi është paradaluar këtë të hënë në plazhin e Shëngjinit, ku nëna dhe djali i saj i mitur kanë rrezikuar të mbyteshin në det.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhurn në zonën e njohur të “Ranës së Hedhun”, ku nënë e bir kishin hyre në det për t’u larë. Në momentin që ata kanë qenë në uji kanë hasur vështirësi dhe kanë rrezikuar jetën.
Falë reagimit të menjëhershëm të rojeve bregdetare, ndihmës së disa pushuesve që ndodheshin pranë si dhe ndërhyrjes së shpejtë të ekipit të urgjencës spitalore, është bërë i mundur nxjerrja e tyre nga uji dhe iu është dhënë ndihma e parë.
Bluzat e bardha bëjnë me dije se të dy kishin konsumuar sasi të konsiderueshme uji, por fatmirësisht janë nxjerrë në kohë nga deti.
Aktualisht të dy po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Lezhës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
