Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët rrezikojnë të "përpijnë" dy fshatra

Shkruar nga Newsbomb
Zjarr masiv në Gjirokastër, flakët rrezikojnë të
 

Një zjarr masiv ka përfshirë zonën pyjore mes fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen e flakëve drejt dy fshatrave.

Zjarri ka dy vatra aktive të shpërndara në kodra të ndryshme, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e tij.

Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me automjete pranë flakëve, duke e vështirësuar operacionin e shuarjes.

Autoritetet lokale kanë konfirmuar se situata është e rëndë dhe se po bëhen përpjekje për të mos lejuar që flakët të afrohen tek banesat.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese