Taulant Balla, pjesëmarrje në protestë, dita 50
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar së fundmi për protestën që sipas tij po zbehet ditë pas dite, duke përdorur një gjuhë simbolike për ta përshkruar atmosferën e saj.
Në një postim publik, Balla tha se “aty kanë mbetur vetëm sorrat”, duke nënkuptuar se pjesëmarrja është rralluar dhe energjia e protestës është shuar, ndërsa ata që quan “flamingo”, sipas Ballës, meritojnë të dëgjohen.
“Aty kanë mbetur vetëm sorrat. Kurse flamingot meritojnë dëgjimin dhe reflektimin tonë”, shkroi Balla.
Pjesëmarrja në protestë është më e ulët se ditët e para, duke krijuar perceptimin e një lëvizjeje që po humbet intensitetin.
Sondazh
Poll
