Hapësire reklamuese

Aktualitet

Motomjeti del nga rruga në aksin Fier i Ri-Ngurrëz, transportohet me urgjencë drejt Traumës 47-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Motomjeti del nga rruga në aksin Fier i Ri-Ngurrëz, transportohet me
Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier i Ri-Ngurrëz, ku një motomjet ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, motomjeti drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit, 47-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Fier i Ri–Ngurrëz”, motomjeti që drejtohej nga shtetasi E. T., 47 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë, 47-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtyre aksidenteve,” thuhet në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese