Hapësire reklamuese

Aktualitet

PD vendos nesër për rikthimin në Kuvend, Bardhi thërret mbledhjen e Grupit Parlamentar

Shkruar nga Newsbomb
PD vendos nesër për rikthimin në Kuvend, Bardhi thërret
Foto ilustruese

Partia Demokratike ka njoftuar se nesër paradite do të mbledhë Grupin Parlamentar për të përcaktuar hapat e radhës.

Sipas informacioneve paraprake, mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00, një orë përpara nisjes së seancës plenare në Kuvend.

Në mesazhin drejtuar deputetëve nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, lihet e hapur mundësia e pjesëmarrjes në seancën plenare, duke qenë se PD-ja e ka bojkotuar dy seancat e fundit.

“Të nderuar kolegë,

Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli.

Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë. Ju falenderoj!”, thuhet në mesazh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese