Hapësire reklamuese

Aktualitet

Homazhe për Enrik Mehmetin në Vlorë, Rama nderon gazetarin e ndjerë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Homazhe për Enrik Mehmetin në Vlorë, Rama nderon gazetarin e
Rama në homazhe

Këtë të diel, në Teatrin "Petro Marko" në Vlorë po mbahen homazhe në nder të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën në një aksident tragjik.

Në homazhe në nderim të tij ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama për t'i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit të njohur.

Enrik Mehmeti humbi jetën pasditen e djeshme, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një aksidenti me motor në zonën e plazhit të Porto-Novës, në Zvërnec.

Për vite me radhë, Mehmeti raportoi ngjarjet e qarkut të Vlorës. Ai njihet për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacion të verifikuar, edhe në situata të vështira.

Ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 14:00, kur familjarë, miq dhe kolegë do t'i japin lamtumirën e fundit gazetarit Enrik Mehmeti.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese