Hapësire reklamuese

Aktualitet

Task Forca e Tatimeve shkoi për kontroll, administratori dhe punonjësit e resortit në Golem i marrin PENG, pesë të arrestuar (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Task Forca e Tatimeve shkoi për kontroll, administratori dhe
Ilustrim: Golem, logo e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve

Administratori dhe katër punonjës të një resorti në Golem kanë rënë në pranga pasi dyshohet se kanë mbajtur peng të mbyllur për një kohë të konsiderueshme, që prej ditës së djeshme, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ndodheshin në ambientet e biznesit për të ushtruar detyrën.

Sipas njoftimit të dhënë nga Policia, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Kavajës ndërhynë pas kallëzimit të bërë nga inspektorët e Tatimeve dhe vunë në pranga, në flagrancë, administratorin e resortit, Saimir Ndreca, 34 vjeç, si edhe shefin e financës, Zaho Jacaj, 56 vjeç, shefin e sigurisë, Artan Kasa, 56 vjeç, dhe dy punonjësit e sigurisë, Hamid Sula, 64 vjeç, dhe Bujar Agolli, 57 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë", shtetasit:

S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;

Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;

A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;

H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;

B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese