Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makinat përplasen “kokë më kokë”, dy të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makinat përplasen
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në Rrugën e Kombit, më konkretisht në segmentit Milot-Rrëshen, pranë Rubikut.

Ku mësohet se dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin, dhe për shkak të forcës së përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se është dashur ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të nxjerrë dy personat që ndodheshin brenda mjetit.

Të lënduarit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Mirditës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë dërguar më pas për mjekim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.  Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese