Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vodhi paratë dhe laptopin e një lokali dhe “fshihu” gjurmët duke e djegur! Bie në pranga 36 vjeçari me precendet penal në Lushnje (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Vodhi paratë dhe laptopin e një lokali dhe “fshihu”
Foto ilustruese

Ka rënë në prangat e bluve të Lushnjes 36 vjeçari Mariglen Gashi. Pasi gjatë hetimeve rezultoi se ai dyshohet të ketë kryer dy vjedhje në datat 16 dhe 17 korrik në fshatin Plug të Lushnjes.

Gjatë vjedhjes së dytë në një lokal pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit. Ndërsa në datë 16 vodhi 2 bateri automjetesh.

Po ashtu bëhet me dije se ai po ashtu ka qenë i dënuar më parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Kreu 2 vjedhje dhe i vuri flakën një lokali, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për vjedhje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjeve, finalizuan operacionin policor të koduar “Again”, gjatë të cilit zbardhën 2 raste vjedhjeje të kryera brenda 2 ditësh.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 36 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dyshohet se ka kryer dy vjedhje, më datat 16 dhe 17 korrik 2026, në fshatin Plug, Lushnjë. Gjatë vjedhjes së dytë, në një lokal, pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, dyshohet se i ka vënë zjarrin objektit.

Konkretisht, më datë 16.07.2026, ai dyshohet se ka vjedhur 2 bateri automjetesh, ndërsa më datë 17.07.2026, në orët e para të mëngjesit, është futur në një lokal në fshatin Plug, Lushnjë, dhe pasi ka marrë një shumë parash dhe një laptop, i ka vënë zjarrin lokalit, duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese