Një aksident i rëndë i ka prerë në mes jetën gazetarit Enrik Mehmeti, një prej emrave më të njohur të raportimit në qarkun e Vlorës. Lajmi tragjik ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin mediatik, ku Mehmeti prej vitesh ishte angazhuar në pasqyrimin e kronikës dhe zhvillimeve më të rëndësishme të rajonit.
Ndërkohë është bërë një mesazh ngushëllimi nga Asosacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili e konsideron largimin e parakohshëm të Mehmetit si një humbje të thellë për familjen, kolegët, miqtë dhe gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë.
“Largimi i parakohshëm i Enrikut është një humbje e rëndë për familjen e tij, të afërmit, kolegët, miqtë dhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publiku”, shkruhet ndër të tjera në reagimin e tyre.
Telegram ngushëllimi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka marrë me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të gazetarit të News24, Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Vlorë.
Largimi i parakohshëm i Enrikut është një humbje e rëndë për familjen e tij, të afërmit, kolegët, miqtë dhe për të gjithë komunitetin e gazetarëve shqiptarë. Për vite me radhë ai raportoi me përkushtim nga qarku i Vlorës, duke u dalluar për profesionalizmin, seriozitetin dhe angazhimin e tij në informimin e publikut.
Në këto momente të vështira, AGSH i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Mehmeti, redaksisë së Neës24 dhe të gjithë kolegëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.
Kujtimi i Enrik Mehmetit do të mbetet i gjallë në gazetarinë shqiptare.
U prehtë në paqe!
