
Ka përfunduar numërimi i votave të Primareve të Partisë Demokratike në Pogradec, Këlcyrë edhe Përmet.
Sipas rezultateve të bëra me dije deri më tani, anëtarët e PD-së në Pogradec kanë votuar me 323 vota Genti Çelën, i cili ndiqet më pas nga Arbër Male me 203 vota.
Ndërsa, zhgënjyes ishte ky rezultat për deputetin Edmond Spaho, i cili ka marrë vetëm 6 vota, ndërsa deputetja Sorina Koti nuk ka arritur të sigurojë asnjë votë.
Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Këlcyrë dhe Përmet, për qarkun e Gjirokastrës. Bajram Hysaj deri më tani renditet i pari me 270 vota, ndërsa i dyti vjen Arben Ristani me 95 vota.
Rezultatet në Pogradec:
1-Ledina Alolli-7
2-Lorenc Begaj-25
3-Genti Çela-323
4-Alfred Gega-3
5-Xhuljan Guçe
6-Kujtim Hoxha-
7-Yllson Ibrahimllari-39
8-Kristiano Koçibelli-4
9-Sorina Koti-
10-Fidel Kreka-
11-Arbër Male-203
12-Andrea Mano
13-Bledion Ballbai-19
14-Albana Prifti-38
15-Brunilda Prifti-13
16-Eleina Qirici-
17-Lulëzim Rakipi-
18-Edmond Spaho-6
Rezultati në Këlcyrë:
1-Bajram Hysa 131 vota
2-Alma Buci Kore 55 vota
3-Arben Ristani 51 vota
4-Ndriçim Seferi 9 vota
5-Anila Kuka Caca 6 vota
6-Xhaferr Meço 6 vota
Rezutlatet në Përmet:
1-Bajram Hysaj 139 vota
2-Arben Ristani 40 vota
3-Alma Buci Kore 24 vota
4-Anila Kuka Cacaj 4 vota.