Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dalin rezultatet e para nga Primaret, demokratët në Konispol i besojnë bindshëm Ina Zhupës

Shkruar nga Newsbomb
Dalin rezultatet e para nga Primaret, demokratët në Konispol i
Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka fituar sërish besimin e demokratëve për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Burime për mediat bëjnë me dije se në Konispol ka dalë rezultati i parë për Primaret në Partinë Demokratike të cilat u zhvilluan këtë të shtunë.

Sipas rezultateve të bëra me dije nga vetë mediat, Zhupa ka arritur që të marrë 126 vota nga anëtarët e PD-së, ndërsa ndiqet më pas nga Manjola Nikollo e cila është votuar nga 34 demokratë.

Sakaq theksojmë se në qarkun e Sarandës, hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga numri i personave që kanë firmosur në listë. 

Rezultati:

Ina Zhupa, 126 vota

Manjola Nikollo, 34 vota

Liljana Elmazi, 12 vota

Dashamir Tahiri, 12 vota

Atird Hoxha, 4 vota

Nada Daullja, 1 votë

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese