Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Tubuesit do ulen në tavolinë me Ramën!" E zbulon Balla: Kush është i shumëkërkuari i Policisë që ndodhej sot mes protestuesve (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
"Tubuesit do ulen në tavolinë me Ramën!" E zbulon
Taulant balla

Në fjalën e mbajtur para mediave, Taulant Balla komentoi protestën e qytetarëve për të cilën tha se kanë të drejtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, ndërsa zbuloi se në mesin e protestuesve janë dhe persona që janë në kërkim nga Policia.

Sipas Ballës bëhet fjalë për lezhjanin Anton Frroku, emrin e të cilit e përmendi dhe në fjalën e mbajtur në Kuvend, duke zbuluar Frroku prej vitesh është në kërkim nga Policia pasi dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”.

“Dua të jem shumë i  qartë, kushdo që ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit  do të përballet e forcën e ligjit. Këtu kemi qenë në 28 ditë. Pse nuk pati asnjë akt dhune. Sot e kam thënë dhe në seancë PS e Shqipërisë pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë .

 Ata që flasin për mbrojtjen e natyrës. Protestuesi e vërteta ndahen në qytetarë që mbushin bulevardin dhe një grup persona me precedentë penalë. Kush bën dhunë është element me precedentë të rëndë kriminal. Njëri prej atyre që është në kërkim dhe Policia ende nuk e ka ndaluar, por nuk është arrestuar akoma. Është Anton Frroku që e thashë dhe në Kuvend” tha Balla para gazetarëve.

Po ashtu Balla bëri me dije se brenda pak ditësh Partia Socialiste e Shqipërisë do të ulet për të diskutuar për shqetësimet që ata kanë.

“Sot e kam thënë dhe në seancë, PS e Shqipërisë pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë” shtoi socialisti.

Pjesë nga konferenca:

Si ndihet deputeti i Kuvendit kur kërkohet dorëheqja e qeverisë?

Taulant Balla: E para, kjo është e disata herë, nuk është hera e parë. Sikurse ata kanë të dejtë të protestojnë ne kemi të drejtë të bëjmë detyrën. Janë shqiptarët që kanë kanë votuar e këtë nuk e luan as topi. Unë jam mësuar me këtë në këto 13 vite të qeverisjes sonë, nga Saliu te Luli.

Këtu kanë hyrë dhe të tjerë. Mendoj se Parlamenti duhet të shpërndahet. Duhet ta them shumë qartë. Sot edhe shqiptari më skeptik , sa i përket pjesës që këtu është një skenar në dëm të Shqipërisë. Në këtë moment historik ndërsa Kuvendi duhet të votojë ligjet për anëtarësimin europian, ky është skenar që e kemi parë dhe në vendet e tjera.

Kush sulmon Policinë ka sulmuar shtetin. Dua të jem shumë i  qartë, kushdo që ngre dorë ndaj Policisë së Shtetit  do të përballet e forcën e ligjit. Këtu kemi qenë në 28 ditë. Pse nuk patri asnjë akt dhune. Sot e kam thënë dhe në seancë, PS e Shqipërisë pas pak ditësh do të vijë momenti kur do të ulet me protestuesit e vërtetë.

Ata që flasin për mbrojtjen e natyrës. Protestuesi e vërteta ndahen në qytetarë që mbushin bulevardin dhe një grup persona me precedentë penalë. Kush bën dhunë është element me precedentë të rëndë kriminal. Njëri prej atyre që është në kërkim dhe Policia ende nuk e ka ndaluar, por nuk është arrestuar akoma.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese