Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
31 °
Enj
32 °
Pre
26 °
E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Vettingu pezullon nga detyra prokuroren e Shkodrës dhe e dërgon për trajnim në Shkollën e Magjistraturës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për një vit nga detyra prokuroren e Shkodrës, Marsida Frashëri dhe e dërgoi atë për të ndjekur programin e trajnimit sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

“Në përfundim të këtij trajnimi, pas administrimit të rezultateve të arritura nga subjekti, Komisioni do të përfundojë procesin e rivlerësimit bazuar në të tre kriteret,” deklaroi kryesuesi i trupës së KPK, Lulzim Hamitaj.

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të martën më 10 maj, prokurorja Frashëri u përball me barrë prove për kriterin profesional, pasi për 27 dosje nuk kishte kryer veprime hetimore sipas KPK-së. Frashëri këmbënguli se këto situata kishin ardhur prej ngarkesës së lartë dhe problemeve të sistemit.

Procesi i rivlerësimit për prokuroren Marsida Frashëri po kryhet nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungon.

Frashëri është magjistratja e katërt për të cilën Komisioni vendos ta dërgojë për rikualifikim në Shkollën e Magjistraturës. Vendimarrje e njëjtë është marrë më parë për prokurorin e Apelit Shkodër, Elvin Gokaj, prokuroren e Lezhës, Riselda Fishta dhe kryegjyqtarin e Matit, Artan Çupi. /Binr

Artikulli paraprakGjyqi i parë për krime lufte në Ukrainë
Artikulli tjetërFjala
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img