Kryeministri Edi Rama gjatë kësaj konference për shtyp me gazetarët u pyet lidhur me çështjen “Balluku” dhe qëndrimin që mazhoranca po mban kundrejt saj.
Në përgjigjen e tij Rama mohoi në mënyrë absolute akuzat se mazhoranca ka ndryshuar qëndrim në raport me drejtësinë. Ai theksoi se Partia Socialiste nuk ka marrë rol mbrojtës për askënd dhe se rasti në fjalë është trajtuar në mënyrë institucionale.
Sipas Ramës, Këshilli i Mandateve dhe Kuvendi nuk janë noterë të kërkesave të Prokurorisë, por kanë detyrimin kushtetues të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi materialet e paraqitura. Ai vuri në dyshim vlerën e dosjes voluminoze të dorëzuar nga SPAK, duke sqaruar se bëhet fjalë për dokumentacion administrativ dhe jo prova të mirëfillta hetimore.
“Dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që vjen i merr i sheh dhe më pas vendos. Nuk do doja në fakt ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova. Se ajo më provokon, më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do i thoja atyre që erdhën çohuni, ikni dhe ktheheni me një dosje për parlamenti ne Shqipërisë dhe deputetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova. A e dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Nuk janë produkt i hetimit, sepse s’ka si të jenë produkt i hetimit.
Nuk ka si të jetë produkt i hetimit, janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda. USB e sjell nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja, avokati. QË të jemi shumë të qartë. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët thonë që i kanë nxjerrë këta ato.
Kështu që nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, por me një qëndrim të duhur, shumë korrekt nga ana jonë sepse rasti vjen në parlament dhe përpara se të vijë në parlament rasti erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botë, tani mund ta them me plot gojë sepse e kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka”, tha Rama ndër të tjera, shtuar më tej se mazhoranca do të mbajë një qëndrim korrekt dhe institucional ,ndërsa më tej ngriti shqetësimin për mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri, veçanërisht për numrin e lartë të personave në paraburgim pa vendim gjykate.
Pyetja: Gjatë këtyre viteve keni vendosur një standart kur keni thënë PS nuk kthehet në zyrë avokatore e atyre të cilëve kanë problem me dreitjtëisnë, ccfarë ju bëri të ndryshoni nga ky qëndrim kur vjen fjala për Ballukun dhe tani anëtarët në Këshillin e Mandateve kanë 16 mijë faqe që i ka dërguar SPAK. A keni një bindje që janë të mjaftueshme këto prova për të realizuar kërkesën që ju ka vënë SPAK në tavolinë?
Rama: Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Pyetje e kam këtë? Nuk e besoj, as unë dhe askush tjetër nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastisim por ky rast ndryshon nga rastet e tjera sepse ka ardhur te ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor të cilin si shumë raste të tjera pushteti gjyqësor në këtë rast Prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Apo jo?
Dhe kur rasti vjen në derën tonë flas të pushtetit legjislativ atëhere pushteti legjislativ duhet të shprehet nuk është noter i prokurorisë, këshilli i mandateve nuk është një zyrë noterie është kuazi gjykatë, quhet. Dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që vjen i merr i sheh dhe më pas vendos. Nuk do doja në fakt ta kishe përmendur atë 16 mijë faqe me prova. Se ajo më provokon, më ka provokuar që ditën e parë. Po të isha unë në Këshillin e Mandateve do i thoja atyre që erdhën çohuni, ikni dhe ktheheni me një dosje për parlamenti ne Shqipërisë dhe deputetetët. Nuk mund të vini këtu me 16 mijë faqe që i quani prova. A e dini ju çfarë janë ato 16 mijë faqe? Nuk janë produkt i hetimit, sepse s’ka si të jenë produkt i hetimit. Nuk ka si të jetë produkt i hetimit, janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda. USB e sjell nga Prokuroria nuk e ka tërhequr asnjë deputet i PS dhe as ministrja, avokati.
QË të jemi shumë të qartë. Për të mos krijuar asnjë shteg që pastaj të tjerët thonë që i kanë nxjerrë këta ato. Kështu që nuk kemi të bëjmë me ndryshim qëndrimi, por me një qëndrim të duhur, shumë korrekt nga ana jonë sepse rasti vjen në parlament dhe përpara se të vijë në parlament rasti erdhi u fut në territorin e pushtetit ekzekutiv brutalisht me një kërkesë skandaloze për pezullim e pandodhur në historinë e botë, tani mund ta them me plot gojë sepse e kemi kërkuar gjithandej nëse ka një të dytë, nuk ka. Nuk ka ndodhur as në Europë por në as një vend të botës, që të mblidhen bashkë një prokuror dhe gjykatës dhe të thonë pezullohet ky ministër sepse kështu duam ne. Ne mbajtëm një qëndrim institucional dhe në parlament do të mbajmë një qëndrim. Shqipëria ka shumë gjëra të tjera që ndodhin dhe bëhen dhe ndërkohë që po ju them disa gjëra.
Që nuk i gjen në asnjë nga tenxheret politike dhe mediatike dhe njerëzit nuk i dëgjojnë. Po ju them që Shqipëria është vendi më skandaloz i gjithë komunitetit të Këshillit të Europës. E thonë shifrat këtë të cilat kanë alarmuar komisionin për parandalimin e torturës të Këshillit të Europës. Këtu nuk flasim për SPAK, por mënyrën se si funksionon drejtësia jonë. Jemi në fund të listës, me një diferencë nga të tjerët për paraburgimin, burgosjen e njerëzve pa gjyq dhe numri i njerëzve që gjenden sot në burg në Shqipëri pa qenë akoma të dënuar të cilët në kuptimin e Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe konvetës europiane të së drejtave të njeriut është më i madh se numri ia tyre që janë në burg të dënuar. Pra këta janë të pafajshëm sipas Kushtetutës por janë në burg. E dini ju sa janë këta? Nuk e dini! Sepse tenxheret fjalën burg, fjalën vjedhje, hajdut, e kanë si kripën piperin edhe salcën në çdo lloj gjelle. Ne kemi 4492 qytetarë në burgjet shqiptare, a besoni ju se nga këta 1985 janë të dënuar.






