Hapësire reklamuese

Politikë

Kryeministri nuk i trembet as SPAK dhe as opozitës! Edi Rama i qartë: Janë njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre, neveri e madhe; PD le të rri nën penxheren time, i kemi ndarë punët

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri nuk i trembet as SPAK dhe as opozitës! Edi Rama i qartë:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se mazhoranca socialiste nuk i trembet as punës së Prokurorisë së Posaçme - pavarësisht se në opinion ka një perceptim sikur ajo është opozita e vërtetë -, dhe as paralajmërimit të opozitës për protesta të përditshme nën zyrën e tij.

 Në konferencën e fundvitit me gazetarët, kreu i qeverisë theksoi se SPAK nuk është opozita e qeverisë së tij, por një institucion i krijuar falë vullnetit të forcës qeverisëse që ai drejton.

Duke ju referuar rrjedhjes së materialeve hetimore nga Prokuroria e Posaçme, të cilave Edi Rama i cilësoi si gjysmë të vërteta, shtoi se prokurorët janë njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre.

"Askush nuk përpiqet të bëjë një analizë në punën e SPAK, sepse ndryshe nga sa thuhet, SPAK nuk është opozita e qeverisë, dhe cilat janë anët pozitive dhe negative të punës së SPAK. Askush nuk e bën këtë dhe ndaj kemi një çoroditje të opinionit publik", theksoi ai.

I pyetur për paralajmërimin e opozitës për protesta të përditshme nën zyrën e tij nga janari, kryeministri shtoi se mazhoranca dhe opozita i kanë ndarë punën vite më parë; ai në zyrë dhe ata nën penxheren e tij.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Spaku nuk është opozita e qeverisë, është një institucion i ri i krijuar falë vullnetit falë vullnetit të kësaj force qeverisëse. I garantuar nga kjo forcë qeverisëse, në sensin që të tjerët janë betuar që do ta shkrinin, por nuk e kanë bërë dot se votat i kemi ne.

Po ngrihen gjysmë të vërteta për të krijuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut dhe shurdhon publikun me presionin e vet dhe që dezinformon publikun thellësisht. Prandaj thonë që gjysmë e vërteta është gënjeshtra më e madhe.

Është një neveri e madhe që ka një aktivitet kaq intensiv gjysmë të vërtetash nga njerëz që nuk dinë të bëjnë punën e tyre. Nuk dinë të bëjnë opozitën e qeverisë, nuk dinë ta mundin Partinë Socialiste. Kështu e shoh unë këtë gjë.

Askush nuk përpiqet të bëjë një analizë në punën e SPAK, sepse ndryshe nga sa thuhet, SPAK nuk është opozita e qeverisë, dhe cilat janë anët pozitive dhe negative të punës së SPAK. Askush nuk e bën këtë dhe ndaj kemi një çoroditje të opinionit publik.

Përsa i përket protestave që do bëhen poshtë penxheres këtu, i kemi ndarë punët prej shumë vitesh me sa kuptoj unë. Unë në zyrë dhe PS në qeveri dhe të tjerët poshtë penxheres time në rrugë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese