Kryeministri Edi Rama e hapi konferencën e fundvitit me gazetarët me një lajm të mirë për Shqipërinë, duke iu referuar një vlerësimi ndërkombëtar mbi lirinë ekonomike dhe njerëzore.
Sipas tij, Instituti amerikan, Cato, ka renditur Shqipërinë në vendin e 39 në klasifikimin e përgjithshëm global dhe në vendin e 9 në Europën Lindore, duke e pozicionuar përpara disa vendeve si Polonia, Bullgaria, Greqia dhe Kroacia në aspekte të caktuara të lirisë ekonomike dhe njerëzore.
“Ta nis këtë konferencë me një lajm që mora para pak në instituti amerikan i cili është një institut mirënjohur dhe që ndër të tjera publikon edhe atë që quhet indeksin e indekseve lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike dhe më vjen shumë mirë që Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues është rënditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e 9-ta në gjithë pjesën e Europës Lindore sepse kështu e kanë të ndarë raportin ku sa i përket lirisë ekonomike renditet përpara vendeve si Polonia apo Bullgaria, Greqia, Kroacia dhe po ashtu edhe për lirinë njerëzore, kur për lirinë ekonomike është në pozicion më të mirë se dy apo tre vende para saj. Por duke qenë se raportet pozitive dhe indekset pozitive nuk bëjnë lajm shfrytëzova rastin ta ndaj si një lajm të mirë, nga shumë lajme të mira për Shqipërinë”, tha Rama teksa më tej u ndal te ekonomia duke e cilësuar vitin 2025 si një nga vitet më të mira, me rritje ekonomike të parashikuar 3.9%, rritje të bizneseve të reja dhe të investimeve të huaja.
Paga mesatare ka arritur në 830 euro, ndërsa paga minimale do të shkojë në 500 euro. Ai theksoi rritjen e pensioneve duke nisur nga janari, përtej indeksimit, si dhe uljen e vazhdueshme të borxhit publik. Rama përmendi edhe mbështetjen për strehimin social, arsimin profesional dhe rritjen e të ardhurave të shtetit pa rritur taksat.
"Ndërkohë që duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer dhe indeksimi i radhës së pensioneve, por ajo që është më e rëndësishme është që me hyrjen e vitit të ri nis rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetjeje që do të shkojë duke dyfishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti dhe kjo është e gjitha e parashikuar në planet financiare t qeverisë.
Duke filluar nga janari, pensionet do të rriten siç e kam thënë dhe më parë përtej indeksimit, indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për ca flasim por një mekanizëm që lidhet me çmimet", tha Rama ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Ekonomia:
Jemi në një vit që në aspektin e ekonomisë është nga më të mirat. Me të dhëna shumë pozitive dhe inkruajuese dhe parashikohet të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9%. Është një rritje kuptimplotë dhe më e larta në të gjithë këtë pellg ku gjendemi ne kontinentin tonë. Ndërkohë që bizneset e reja janë shtuar me 20% në 11 mujorin e vitit. Investimet e huaja vetëm tre mujorin e tretë kanë pasure rritje mbi 10% dhe stoku i investimeve të huaja është domethënës dhe më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm. Paga mesatare në tre mujorin e tretë ka rezultuar 830 euro që është nëj rritje domethenëse.
Kemi për pak ditë dhe hyrjen në fuqi të ligjit për paga minimale që shkon në 500 euro dhe prek një numër të konsiderueshëm punonjësish. Kontributet për këta punonjës do të paguhen nga punëdhënësit. Ndërkohë që duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer dhe indeksimi i radhës së pensioneve, por ajo që është më e rëndësishme është që me hyrjen e vitit të ri nis rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetjeje që do të shkojë duke dyfishuar, katërfishuar, pesëfishuar vit pas viti dhe kjo është e gjitha e parashikuar në planet financiare t qeverisë.
Duke filluar nga janari, pensionet do të rriten siç e kam thënë dhe më parë përtej indeksimit, indeksimi nuk është rritje e pensionit në kuptimin për ca flasim por një mekanizëm që lidhet me çmimet. Ndërkohë që rritja që ne do të bëjmë do të jetë domethënëse vit pas viti. Dhe kështu pensioni urban me vite të plota pune do rritet me 18 mijë lek të vjetra në muaj, gjë që do të dyfishohet në janarin e 2027, katërfishoeht në 2029 dhe kështu me radhë. Pensioni urban i pjesshëm do të rritet me 8 mijë, rural me 1 mijë, familjar 7qind lek në muaj, invalitet 6lek në muaj.
Arsimi profesional ku kemi arritur në afro 20% të arsimit të mesëm duke shënuar një rezultat të ri pozitiv, por aj oqë është e rëndësishme se punësueshmëria e nxënësve të arsimit profesional është shumë e lartë. Buxheti është rritur ndjeshëm dhe të rritet edhe më shumë në vitin e ardhshëm. Sa i përket politikave të strehimit social ky vit ka pasur mbështetje për strehimin social të 4000 familjeve dhe ndërkohë ne jemi duke përgatitur atë që e kemi bërë me dije reformën e strehimit social për të hapur një epokë krejt të re dhe ëpr të rritur numrin e përfituesve, jo vetëm për strehimin social por dhe atë të përballueshëm në aspektin e çmimit.
Sa i përket borxhit kemi vazhduar të kemi ulje të borxhit dhe faktikisht edhe këtë vit borxhi ulet. Ndëkrohë që vlerësimet kreditit të Shqipërisë janë pozitive kanë rezultat me rritje këtë vit ku Shqipëria pas shumë vitesh ka kaluar në BB.
Ka pasur për shkak të rritjes së ekonomisë një rritje të së ardhurave nga tatimet dhe Doganat, pa rritur taksat dhe kjo është shumë e rëndësishmë. 628 miliardë lekë në të ardhura të shtetit, ndërkohë që siç e dini janë miratuar disa politika të reja qoftë sa i përket paketës fiskale me marrëveshje ne paqes fiskale dhe me projektligjin e faljes të detyrimeve të prapambetura.
Është gati skema e garancisë shtetërore për ndërmarrjet e vogla, të mesme si dhe për bujqësinë e cila ka filluar të japë efektet e para ndërkohë që dua ta theksoj edhe sipas vlerësimit të SIGMAS krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike dhe në menaxhimi ne financave, menaxhimi i burimeve njerëzore.

