Hapësire reklamuese

Politikë

"Fond i posaçëm 15 miliardë dhe kimio në rrethe", Edi Rama jep lajmin e mirë për pacientët me kancer: Do ngremë Institut, rikonstruksioni i gjirit do jetë falas, paketat e reja do i mbulojë shteti

Shkruar nga Newsbomb
"Fond i posaçëm 15 miliardë dhe kimio në
FotoArkive: Kryeministri Edi Rama - Onkologjiku

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria e drejtuar prej tij ka miratuar një fond të posaçëm me vlerë 15 milionë euro (rreth 15 miliardë lekë), veç fondit aktual vjetor, për trajtimin e pacientëve me sëmundje tumorale.

"Kemi hedhur një hap domethënës në funksion të rritjes së kapacitetit të trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale, dhe për këtë kemi vendosur një fond të posaçëm plus, prej 15 milionë eurosh, si fillim", u shpreh ai.

Edi Rama theksoi në konferencën e fundvitit me gazetarët, se qeveria ka nisur punën edhe në dy drejtime të tjera, së pari për ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve dhe rrjetëzimin e sistemit të kimioterapisë edhe në rrethe, që të mos ketë fluks të madh në Tiranë.

"Ndërkohë kemi filluar punën për dy gjëra, së pari për krijimin e Institutit Kombëtar të Tumoreve në Shqipëri dhe nga ana tjetër, rrjetëzimin e sistemit të kimioterapisë edhe në një sërë spitalesh të tjera, për të ulur fluksin shumë të madh që ka spitali këtu në Tiranë", vijoi kryeministri.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare njoftoi edhe programet e paketat që do të jenë falas në vazhdim.

"Janë një sërë programesh të reja, falas, të cilat futen në proces, që nga shërbimi tombektomisë, rikonstruksioni i gjirit, si fillim 350 paciente, transplanti i kornesë së syrit, do të vazhdohet me paketat e reja të kirurgjisë, kardiokirurgjisë dhe transplantit të veshkës", shtoi ai.

Kryeministri foli edhe për rritjen e pagave të mjekëve, kur tha se është marrë vendimi që ata të kenë një rritje mujore mbi pagën në vlerën e 135 eurove.

"Ka vazhduar edhe rritja e pagave për punonjësit e shëndetësisë dhe është marrë një vendim i ri, për të filluar edhe njohjen e vjetërsisë në punë, të mjekëve dhe infermierëve, gjë që do të rrisë edhe shpërblimet e tyre sipas viteve të vjetërsisë në punë. Në tërësi, parashikohet që pagat për mjekët, flas për mesataren sepse ata më pas kanë shkallë të ndryshme, të rritet me 135 euro të tjera në muaj", shtoi Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministri Edi Rama në konferencën për gazetarët:

Kemi hedhur një hap domethënës në funksion të rritjes së kapacitetit të trajtimit të pacientëve me sëmundje tumorale, dhe për këtë kemi vendosur një fond të posaçëm plus, prej 15 milionë eurosh, si fillim. Ndërkohë kemi filluar punën për dy gjëra, së pari për krijimin e Institutit Kombëtar të Tumoreve në Shqipëri dhe nga ana tjetër, rrjetëzimin e sistemit të kimioterapisë edhe në një sërë spitalesh të tjera, për të ulur fluksin shumë të madh që ka spitali këtu në Tiranë.

Janë një sërë programesh të reja, falas, të cilat futen në proces, që nga shërbimi tombektomisë, rikonstruksioni i gjirit, si fillim 350 paciente, transplanti i kornesë së syrit, do të vazhdohet me paketat e reja të kirurgjisë, kardiokirurgjisë dhe transplantit të veshkës.

Ka vazhduar edhe rritja e pagave për punonjësit e shëndetësisë dhe është marrë një vendim i ri, për të filluar edhe njohjen e vjetërsisë në punë, të mjekëve dhe infermierëve, gjë që do të rrisë edhe shpërblimet e tyre sipas viteve të vjetërsisë në punë.

Në tërësi, parashikohet që pagat për mjekët, flas për mesataren sepse ata më pas kanë shkallë të ndryshme, të rritet me 135 euro të tjera në muaj. Kantieri i Shëndetësisë është aktiv në të katër anët e territorit. Ka përfunduar dhe po kolaudohet ndërtimi i godinës së re të Maternitetit "Mbretëresha Geraldinë", është rindërtuar spitali bashkiak i Kavajës, është rindërtuar spitali rajonal i Lezhës, Kardiokirurgjia në QSUT, Psikiatria e fëmijëve në QSUT, spitali i Peqinit, shtëpia e të moshuarve në Libohovë.

Ndërkohë janë hapur dhe janë në proces godina e parkimit dhe struktura akomoduese në QSUT. Ka filluar rindërtimi i spitalit të djegie-plastikës, qendra e laboratorëve, qendra backup në Vlorë, godina të reja në Elbasan, ndërtimi i disa pavioneve në spitalin e Beratit, Patologjia në Vlorë, dy maternitete në Shkodër dhe Fier, godinat e spitaleve të Lushnjës dhe Gjirokastrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese