Hapësire reklamuese

Politikë

“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, PD shkon në zgjedhje me 25 parti të tjera, dërgohet në KQZ kërkesa për regjistrim (LISTA)

Shkruar nga Newsbomb
“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”,  PD shkon
Kreu i PD, Sali Berisha

“Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka çuar kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ.

Partia më e madhe opozitare në vend do të jetë zyrtarisht pjesë e një koalicioni në zgjedhjet e 11 majit, i cili do të ketë 25 parti.

Është dashur fundi i afatit për shpalljen e koalicioneve parazgjedhore, që demokratët të arrinin akordin përfundimtar me aleatët dhe të dilnin me këtë propozim për zgjedhjet e përgjithshme, duke e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pak minuta para përfundimit të afatit.

Partia më e madhe opozitare në vend, me në krye Sali Berishën shkon në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në koalicion me 25 parti të tjera, si më poshtë:

– Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Ilir Meta.

-Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.

-Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.

-Partia Bashkim për të Drejtat e Njeriut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.

-Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.

-Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.

-Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.

-Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.

-Partia Aleanca Europiane Ekologiike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.

-Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.

-Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.

-Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.

-Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.

-Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.

-Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.

-Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimitër Muslia.

-Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.

-Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.

-Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.

-Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.

-Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.

-Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharrem Doda.

-Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.

-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

Koalicioni PD-ASHM mban logon e Partisë Demokratike (forca udhëheqëse), ndërsa në shkresë thuhet se ky bashkim forcash vjen për t’i sjellë ndryshimin e shumëpritur Shqipërisë, gjë që përcillet direkt dhe përmes emrit që mban.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese