Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Perla e zv.ministres së Bujqësisë: Prodhimi është përgjysmuar, se ka lopë 40 vjeçare që nuk janë ç'regjistruar nga sistemi

Shkruar nga Newsbomb
Perla e zv.ministres së Bujqësisë: Prodhimi është

Vojo Bregu, zyrtar i LSI, publikon një video të zv.ministres së Bujqësisë Ermira Gjeçi e cila thotë se prodhimi blegtoral në vend është përgjysmuar pasi në sistemin e regjistrimit të kafshëve, ka kafshë që janë nga 30-40 vjeçe.

Me ironi Bregu shkruan "zv.Ministrja nuk e di që dhe po të jetojnë aq sa e di ajo (mirë do ishte në fakt) nuk kanë si të jenë në sistemin RUDA (sistemi i rregjistrimit te kafshëve) pasi ai sistem është bërë funksional në vitin 2011, pra prej vetëm 10 vjetësh."

Shkruan Vojo Bregu:

Perla e rradhës nga zv. Ministrja e Bujqësisë.

Pasi na mësoi para ca vitesh që nqs në djathë ka allçi, djathi nuk pritet, dhe nqs ka niseshte djathi pritet, zv. Ministrja na shpjegon në mënyrë shteruese, arsyen pse blegtoria nga viti 2017 deri në vitin 2021 është përgjysmuar dhe ka shkuar pikiatë.

Ajo thotë se arsyeja e vetme pse blegtoria ka rënie, është fakti që lopë 30-40 vjeçare nuk janë hequr nga sistemi i rregjistrimit të kafshëve.

Zv. MInistrja nuk e di që dhe po të jetojnë aq sa e di ajo( mirë do ishte në fakt) nuk kanë si të jenë në sistemin RUDA( sistemi i rregjistrimit te kafshëve)pasi ai sistem është bërë funksional në vitin 2011, pra prej vetëm 10 vjetësh.

P.S. Zv. Ministrja në fjalë është përgjegjëse për blegtorinë dhe sigurinë ushqimore

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll