Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos u arrestua sot nga policia greke dhe pas 8 orësh marrje në pyetje, ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline Krauts.
Ai e mbyti për vdekje në sy të foshnjes 1 vjeçe dhe më pas inskenoi gjithçka duke thënë se në shtëpinë e tij kishin ardhur për ta grabitur dhe një prej tyre e vrau se ajo i pa padashje fytyrën.
Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale, shkruan Protothema. Policia kishte aq shumë prova saqë ai nuk mund të shpëtonte më.
Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte atë, duke u larguar nga shtëpia. “E godita, hodha fëmijën në krevat dhe e mbyta me jastik. pastaj mendova si të sajoja grabitjen”, ka thënë ai në polici.
Lajmin e ka zyrtarizuar edhe policia greke:
⚠❗Εξιχνίαση ανθρωποκτονίας 20χρονης ημεδαπής που έλαβε χώρα την 11 Μαΐου 2021 στα Γλυκά Νερά.
— Ελληνική Αστυνομία (@hellenicpolice) June 17, 2021
❗Δράστης είναι ο 33χρονος σύζυγός της, ο οποίος και ομολόγησε την πράξη του. pic.twitter.com/N5in1PG3uF