Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“I njoha se flisnin shqip”, si u mundua 32-vjeçari të përfshinte shqiptarët në vrasjen e gruas së tij, mediat greke “e mbështetën”

Shkruar nga Newsbomb
“I njoha se flisnin shqip”, si u mundua 32-vjeçari të

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi në 11 maj të këtij viti, ku u mësua se në Greqi u vra 20-vjeçarja Caroline Krauts, nënë e një vajze 1 vjeçe. Mediat greke bënë me dije se katër persona hynë në një shtëpi për të grabitur në Glyka Nera.

U tha se ata u ngjitën në dhomat lart të banesës, ku gjetën kryefamiljarin, 32-vjeçarin Charalambos Anagnostopoulos, të cilin demek e lidhën dhe dolën. Mediat fqinje raportuan se kur zbritën poshtë e lidhën Carolinën dhe e torturuan që të tregonte se ku ishin paratë, raporton Newsbomb.

Lexo edhe: E BUJSHME/ Pas 8 orësh në pyetje, Anagnostopoulos pranon krimin dhe tregon pse e mbyti për vdekje gruan e tij Caroline

Thuhej se në shtëpi ndodheshin 15 mijë euro, por këtu qendronte kontradita, pasi u tha se lekët u morën, por 20-vjeçarja u vra pasi u mbyt dhunshëm me litar.

“Kur 32-vjeçari arriti të zgjidhej dhe zbriti poshtë u përball me pamjet e tmerrshme, ku pa bashkëshorten e pajetë dhe pranë saj vazja që qante, teksa jashtë ishte edhe qeni i mbytur. Ai ka njoftuiar policinë duke thënë “ndihmë, më vranë gruan””, thanë mediat.

Mirëpo e gjitha ishte një trillim dhe misteri vijoi për shumë kohë. Po atë ditë bashkëshorti i saj i cili është me profesion pilot, u kthye në banesën ku ndodhi krimi, i shoqëruar nga tre oficerë policie për të marrë disa sende personale dhe u largua.

Ndërsa dilte, ai tha: Ata do të kapen. Policia di të bëjë punën e saj. Ne u kërkuam të mos na lëndonin.  Atë që kaluam unë dhe familja ime dhe familja e gruas sime, nuk duhet ta kalojë askush tjetër.

“I pashë papritmas para meje. Tre me kapuçë, të mbuluar deri në hundë. Kishin fizik normal. Herë më mbanin mua dhe herë fëmijët. Flisnin shumë mirë greqisht dhe më pyesin vazhdimisht se ku ndodheshin paratë”, tha ai në polici.

“Dëgjova gruan time duke bërtitur për ndihmë të lidhur në shtrat ndërsa unë isha i lidhur në dysheme. Ne bërtisnim që të mos na lëndonin. Fëmija po qante, gruaja ime po qante dhe dikush ose disa njerëz po kërkonin në shtëpi për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma ndërsa unë ndalova së dëgjuari zërin e gruas sime”, tregoi ai më tej, raporton Newsbomb.

Dy ditë më vonë mediat greke drejtuan gishtin nga shqiptarët. U tha se në këtë ngjarje ishte e përfshirë një bandë shqiptaro-greke, e cila ishte e vendosur diku në periferi të Atikës.

Lexo edhe: SHOKUESE/ Nuk do ta besoni çfarë bëri 32-vjeçari grek në varreza, pak para se të arrestohej për vrasjen e gruas së tij

“Për bandën në fjalë thuhet se është e përbërë nga shumë anëtarë që kryejnë kryesisht grabitje me dhunë dhe që kryesisht i lidhin me litarë viktimat e tyre. Për t’u arratisur, ata përdorin rrugë lagjesh duke shmangur bulevardet dhe kamerat e trafikut”, thanë mediat greke.

Më pas në datë 15 maj u raportuan detaje të reja. U tha se grabitësit e vranë 20-vjeçaren sepse i kishte rënë maska dhe ajo rastësisht e ka identifikuar. Njëri nga autorët sipas përshkrimit të bashkëshortit 32-vjeçar, ishte deri në 30 vjeç, me tipare të errëta, me gjatësi afër 1.70 m, dhe kile të tepërta. Ai nuk u foli fare bashkëpuntorëve të tij, përveç kur ata ishin gati të largoheshin nga shtëpia, ai tha disa fjalë në një gjuhë të panjohur për pilotin, i cili pak ditë më parë tha se flisnin shumë mirë greqisht, raporton Newsbomb.

Në datë 28 maj dolën detaje të reja dhe mediat vendase thanë se kishin disa indicie dhe shenja që mund të identifikonin vrasësin e Carolinës. Mirëpo atë ditë filloi kthesa e hetimeve pasi në listën e të dyshuarve u përfshi edhe bashkëshorti i saj.

Një nga zyrtarët e grupit hetimor, Stavros Balaskas në një pronocim për mediat tha se u ngritën dyshime se si autorët mundën të lëvizin të sigurt dhe këto informacione mund të merreshin vetëm përmes një personi që e njeh mjaft mirë familjen.

Gjithashtu, ai zbuloi se 20-vjeçarja kishte siguruar jetën e saj për 1.000.000 euro dhe ky fakt nxiti më shumë dyshimet e autoriteteve mbi bashkëshortin e saj. Ky skenar i policisë greke “nervozoi” 32-vjeçarin, Anagnostopoulos.

Në datë 6 qershor, burri i Carolinë deklaroi se e ka njohur gjuhën shqipe nga bisedat e grabitësve që ishin futur në shtëpinë e tij, duke bërë që autoritetet të drejtojnë hetimet e tyre nga të dyshuarit shqiptarë, raporton Newsbomb.

Mirëpo sot mori fund misteri dhe vrasësi është cilësuar ai, bashkëshorti i Carolinë Krauts.

Nuk është hera e parë që për ngjarje të tilla bëhen shënjestër shqiptarët. E për këtë, më shumë se sa racizmi është opinioni negativ që kanë fqinjët për ne, për vetë faktin se jo pak herë shqiptarë të ndryshëm përfshihen në ngjarje kriminale. Çfarë do të ndodhë tani, a do të ëkrkojë ai falje apo mediat greke që u bënë zë për të hedhur baltë pa fakte mbi shqiptarët, si të përfshirë në krimin e rëndë që tronditi Greqinë dhe jo vetëm.

NEWSBOMB.AL

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese