Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë: Alarmante siguria në institucionet gjyqësore

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shoqata e Avokatëve Penalistë
Joana Qeleshi

Kryetarja e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, Joana Qeleshi, përmes një postimi në rrjete sociale ka dënuar ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit të Tiranës ku u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.

Qeleshi shprehet se kjo ngjarje është e paprecedentë në historinë shqiptare dhe e papranueshme në një vend demokratik.

Sakaq, Qeleshi shprehet se kjo ngjarje ngre alarmin mbi mungesën e sigurisë në institucionet gjyqësore aktorët e drejtësisë si gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët.

Postimi i plotë nga Joana Qeleshi

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!

Kjo ngjarje, e pa precedent në historinë shqiptare dhe e papranueshme në një vend demokratik, ngre alarmin mbi mungesën e sigurisë në institucionet gjyqësore dhe aktorët e drejtësisë si gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët.

Dhuna ndaj aktorëve të sistemit të drejtësisë, qoftë fizike apo verbale paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë rendit kushtetues dhe parimeve mbi të cilat mund vetëm të ngrihet shteti i së drejtës.

Gjuha agresive ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve në jetën publike nuk mund të vijojë të gjejë më hapësirë në kulturën e një vendi të civilizuar, duke ushqyer manifestime dhune, të cilat venë në dyshim zhvillimin dhe respektimin e çdo vlere njerëzore.

Marrja e jetës së një gjyqtari, brenda mureve të gjykatës, vendi që prezumohet të ofrojë sigurinë e padiskutueshme ligjore dhe njerëzore të ruajtjes dhe konsolidimit të drejtave dhe lirive të çdo individi dhe personi, godet rëndë shoqërinë dhe shtetin në tërësi.

Sot, dhuna nuk mori vetëm jetën e një njeriu dhe një profesionisti të nderuar të drejtësisë, por goditi simbolin e zhvillimit mbarëshoqëror të një vendi i cili ka punuar e po punon ndër dekadda të distancohet bindshëm prej saj. 

Shoqata e Avokatëve Penalistë u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin menjëherë masa efektive për trajtimin e rastit, garantimi e sigurisë së të gjithë aktorëve të drejtësisë, si dhe të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për nxitjen e një kulture respekti ndaj figurës së tyre. 

Drejtësia mund të ekzistojë vetëm në një mjedis të sigurt, të respektuar dhe të lirë nga frika!

U prehsh në paqe Gjyqtar Astriti!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese