Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ILD: Të angazhohemi në garantimin e paprekshmërisë së çdo përfaqësuesi të drejtësisë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, ILD: Të angazhohemi në garantimin e
ILD

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë nga i riu Elvis Shkambi.

ILD thekson në reagim se vrasja e magjistratit Kalaja prek të gjithë trupën gjyqësore, sistemin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe çdo institucion publik.

Reagimi i plotë i ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh tronditjen e thellë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe plagosja e dy qytetarëve nga të shtënat me armë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të gjyqtarit Astrit Kalaja. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit e këtij akti kaq të rëndë.

Tragjedia e sotme, që i mori jetën një magjistrati prek të gjithë trupën gjyqësore, sistemin e drejtësisë, shtetin e së drejtës dhe çdo institucion publik.

Siguria duhet të jetë prioritet absolut për të gjithë. Ne institucionet e sistemit të drejtësisë dhe çdo instancë shtetërore ligjzbatuese duhet të angazhohemi pa humbur kohë në garantimin e paprekshmërisë së çdo përfaqësuesi të drejtësisë, që ushtron detyrën në emër të ligjit.

Duke shprehur solidaritetin me trupën gjyqësore, inkurajoj çdo gjyqtar e çdo prokuror, që përtej ngjarjes së rëndë, të vazhdojë detyrën duke zbatuar ligjin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese