Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia del me komunikatë zyrtare: Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, dy të tjerë janë në spital! Kemi arrestuar autorin 30 vjeçar

Shkruar nga Newsbomb
Policia del me komunikatë zyrtare: Gjyqtari Astrit Kalaja u vra në
Autori i neutralizuar nga Policia dhe qytetaret

Elvis Shkambi, 30 vjeç nga Shkodra, është autor i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja pasditen e kësaj të hëne, datë 6 Tetor në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur gjatë një seance gjyqësore, për një pronë të madhe në Shkodër, e cila zvarritet prej vitesh.

"Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). 

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur  kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit", njofton Policia e Tiranës.

Newsbomb.al. mëson se gjyqtari Astrit Kalaja, një ndër figurat më të njohura për integritetin dhe profesionalizmin në sistemin e drejtësisë shqiptare, është qëlluar me plumba në gjymtyrët e poshtme dhe në krah.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka humbur shumë gjak si pasojë e plagëve dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, Elvis Shkambi ndodhet në ambientet e Komisariatit nr.1 dhe ka pranuar krimin. “E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka thënë ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese