Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përplasje fizike mes vëzhguesve politikë në Tiranë, shoqërohen në polici shtatë persona

Shkruar nga Newsbomb
Përplasje fizike mes vëzhguesve politikë në Tiranë,
Foto ilustruese

Një incident zgjedhor është regjistruar ditën e sotme në KZAZ Nr. 32 në Tiranë, ku disa vëzhgues të procesit të numërimit të votave janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e qendrës së numërimit, ku sipas njoftimit, vëzhguesit, të cilët përfaqësonin subjekte të ndryshme politike, janë përplasur për motive të dobëta dhe më pas ka degraduar në sherr fizike mes tyre.

Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar shtatë persona të përfshirë në konflikt.

Pas marrjes së deklaratave nga të përfshirët dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore, të gjithë janë lënë të lirë.

Njoftimi:

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë. Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese