{"details":{"height":253},"type":"MEASURE"}
Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin e vogël të Kurjanit, në Roskovec, ku xhaxha e nip mbetën të vrarë.
Gramoz Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj u qëlluan me breshëri automatiku nga 49-vjeçari, Altin Kuka. Paraprakisht u tha se shkak për këtë krim të dyfishtë u bë një sherr banal që djali i autorit ka pasur me dy viktimat.
Në gjaknxehtësi e sipër, Altin Kukaj ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëfshatarëve të tij, duke i lënë të vdekur në vend. Së fundmi Ballkanweb ka sjellë dhe pamjet e rënda pas krimit.
Në një prej videove shfaqet një fëmijët që qan dhe kërkon të atin, i cili mësohet se është një prej viktimave. I mituri tentoi të kalojë shiritat e vendosura nga efektivët në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk lejohet nga policët të cilët përpiqen ta qetësojnë.
"O babi, dua babin", dëgjohet të thotë i mituri.
© Credits www.balkanweb.com
Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë Altin Kuka u vetëdorëzua në Polici.Teksa forcat e policisë dhe FNSH “zbarkuan” në fshatin Kurtaj, 49-vjeçari raportohet se ka shkuar vetë në Komisariatin e Policisë, së bashku me armën ku dhe ka pranuar krimin e dyfishtë.
Ndërsa, pas krimit policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e djalit të Altin Kukës si dhe djalin e një prej viktimave.

