Të tjera detaje janë mësuar lidhur me operacionin e përbashkët antidrogë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane.
Në kuadër të këtij operacioni të quajtur “Ura”, Prokuroria e Posaçme dhe autoritetet italiane lëshuan 52 masa sigurie, mes tyre edhe shqiptarë.
Newsbomb.l ka siguruar së fundmi emrat e personave të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë grup të strukturuar kriminal të cilët merreshin me transportin e lëndëve narkotike.
Masat e sigurisë “arrest me burg” janë lëshuar për: Adi Çoba; Gertin Aliu; Ervis Deti; Ervis Doçi; Agron Ganaj; Nuredin Kiptiu; Arsen Leskaj; Erigels Presi; Leonard Shakaj; Zenit Shtraza; Genci Telollari; Redi Tusha; Ekil Nderjaku dhe Indrit Tafili.
Sakaq, është zbardhur edhe itinerari që përdorej për shpërndarjen e drogës. Mësohet se lënda narkotike kokainë fillimisht nisej nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Nga aty, shpërndahej në qytete të tjera të Italisë, por jo vetëm pasi dërgohej edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Ndërkohë, lënda narkotike heroinë dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin në det përmes trageteve.
Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga autoritetet italiane droga e presuar mbante logo të ndryshme si “Audi”, “Paris” , “Leon”. Teksa, kontrabandistët mbanin me data, kg dhe euro çdo transport që ata kryenin.

