Hapësire reklamuese

Aktualitet

KLGJ reagon për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Është cenuar shteti i së drejtës dhe besimi i publikut!

Shkruar nga Newsbomb
KLGJ reagon për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Është cenuar
Këshilli i Lartë Gjyqësor

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit gjatë kohës që po ushtronte detyrën e tij.

KLGJ dënon me forcë aktin kriminal ndërsa shprehet se kjo ngjarje ka cenuar rëndë themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë si dhe besimin e publikut në gjykata.

Në vijim të deklaratës publike, KLGJ thekson se pavarësia e gjyqtarëve është një gur themeli për shtetin e së drejtës.

Reagimi i KLGJ-së:

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:

Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton gjithçka që ndërtojmë me punë dhe përkushtim.

Këshilli thekson se respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve është gur themeli i shtetit të së drejtës, përmes të cilit garantohet mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve dhe interesi publik.

Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut.

Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Në këto momente dhimbjeje kolektive ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, të afërmit e viktimës dhe kolegët.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë, nga të gjitha institucionet, subjektet dhe individët që shfaqën publikisht respektin e tyre ndaj gjyqësorit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese