Hapësire reklamuese

Aktualitet

DETAJE! Autorët goditën fillimisht nga “Toyota Yaris”, benzi luksoz ndaloi prej të shtënave, një person me kapele zbriti dhe qëlloi nga afër me pistoletë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE! Autorët goditën fillimisht nga “Toyota Yaris”,
 

Zbulohen detaje të tjera nga atentati ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani Sheqeri. Autorët e kanë pritur para aeroportit, dhe kanë lëvizur të dy makinat paralel me njëra-tjetrën. Aty nga makina autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash.

Mjeti Benz ec për disa metra dhe ndalon nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët, me kapele dhe i maskuar, del nga makina dhe afrohet duke qelluar disa herë me pistoletë. Më pas, kthehet në makinë dhe largohen drejt Fushë Krujës.

Nga të shtënat me armë, humbi jetën Gilmando Dani, ndërsa mbeti i plagosur rëndë edhe 40-vjeçari Muçi Shaljani, i cili ishte drejtues i automjetit.

Ndërkohë Newsbomb.al ka siguruar pamje eksluzive nga vendngjarja.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese