Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bie në PRITË miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani EKZEKUTOHET në Rinas! Policia thyen xhamat për t’i nxjerrë trupin (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Bie në PRITË miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani EKZEKUTOHET
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të marte Tiranën, ku në Rrethrrotullimin e Rinasit, dy persona kanë rënë pre e një atentati të armatosur. Sipas burimeve të para, një automjet "Benz", që po qarkullonte në afërsi të rrethit, është sulmuar me breshëri plumbash nga një tjetër mjet që ka qenë në lëvizje.

Si pasojë e këtij sulmi, pasagjeri i automjetit, i identifikuar si Gilmando Dani, shoku i Emiljano Shullazit, ka humbur jetën në vend. Ndërkohë shoferi i automjetit, identiteti i të cilit ende nuk është zbuluar, ka mbetur i plagosur rëndë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur vështirësi në hapjen e dyerve të automjetit, duke qenë se ato ishin të bllokuara. Për të arritur deri te viktimat, oficerëve të policisë iu desh të përdorin hekur për të thyer xhamat e makinës.

Bie në PRITË miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani EKZEKUTOHET
Pamje nga vendi i ngjarjes

Për momentin, hetimet janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, duke pritur një reagim të mëtejshëm për të zbuluar detaje të tjera lidhur me atentatorët të cilët vlen të theksohet që menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese