Pamje nga vendi i ngjarjes, viktima ne automjet ne vendin e shoferit
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e Rinasit.
Burimet e para të siguruara për mediat bëjnë të ditur se persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një automjeti që ishte duke qarkulluar në atë moment.
Si pasojë e këtyre të shtënave ka humbur jetën një shtetas, ndërkohë që një tjetër ka mbetur i plagosur. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe pritet një reagim zyrtar më tej për të kuptuar më tepër detaje.
Sondazh
Poll



