Hapësire reklamuese

Bota

Thriller në aeroportin e Hamburgut, babai mban peng vajzën e tij, anulohen fluturimet

Shkruar nga Newsbomb
Thriller në aeroportin e Hamburgut, babai mban peng vajzën e tij,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Hamburgut, ku një person ka marrë peng vajzën e tij dhe dëshiron që të largohet nga Gjermania me të.

Mediat gjermane raportojnë se personi që ka rrëmbyer vajzën e tij është një burrë 35-vjeçar i armatosur me origjinë turke. Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e fëmijës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite.

“Bild” raporton se burri dëshiron të udhëtojë me vajzën në Turqi me avion. Nëna kishte lajmëruar më herët policinë, duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës.

35-vjeçari qëlloi dy herë në ajër dhe hodhi një molotov në aeroport. Burri  ka kaluar me makinë një nga portat hyrëse të aeroportit dhe më pas ka nisur kërcënimet. Policia vijon negociatat me 35-vjeçarin që të lërë të lirë vajzën e vogël dhe të dorëzohet.

Edhe pse ka rreth 6 orë që nga nisja e negociatave, babai ende nuk ka lënë të lirë të bijën.  Situata e krijuar ka bërë që aeroporti i Hamburgut të mbyllet përkohësisht.

“Gjatë ditës do të ketë anulime dhe vonesa fluturimesh. Aeroporti i Hamburgut aktualisht nuk mund të arrihet ose të hyhet”, thuhet në një njoftim.

Sipas një zëdhënëse të aeroportit, gjashtë nisje dhe 21 ulje me rreth 3,200 pasagjerë u prekën nga mbyllja e aeroportit të shtunën në mbrëmje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese