Hapësire reklamuese

Bota

Sherr masiv në aeroport, qytetarët përleshen dhe godasin me karrige njëri-tjetrin, 3 prej tyre përfundojnë në spital (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Sherr masiv në aeroport, qytetarët përleshen dhe godasin me

Tre persona përfunduan në spital pas një sherri masiv në Aeroportin “Luton” të Londrës, ndërsa 17 persona u arrestuan nga policia.

Në video shfaqen disa burra që zihen me grushte, shkelmojnë dhe godasin njëri-tjetrin me valixhe në zonën e pritjes në aeroport rreth orës 8 të mëngjesit së djeshëm.

Përleshja shpërtheu, pasi një burrë hodhi një shishe drejt një gruaje, e cila ishte duke ofenduar një tjetër grua në aeroport. 

Ndërsa disa pasagjerë të tjerë bërtisnin 'ndalo', grupi sulmonte njëri-tjetrin me karriget në zonën e pritjes.

Një nga pasagjerët në aeroport tha për MailOnline: “Pati një shkëmbim fjalësh midis grave, dhe pastaj ato filluan të grindeshin, duke bërtitur. Unë nuk e kuptoja këtë gjuhë, por ishte e lehtë të shihja se çfarë po ndodhte”.

Policia po heton përleshjen dhe autoritetet e aeroportit u kanë kërkuar falje pasagjerëve të tjerë që u prekën nga sherri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese