Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Prifti “i rremë” At Nikolla Xhufka, shkakton incident në Manastirin e Deçanit

Lajme të ngjashëm

At Nikolla Xhufka, një prift nga Shqipëria që shpesh është cilësuar dhe si “i rremë”, është dëbuar nga Manastiri i Deçanit. Edhe pse është në territorin e Kosovës, ky manastir drejtohet nga murgj serbë, të cilët kanë larguar “dhunshëm” At Nikolla Xhufkën.

Ditë më parë, për mediat në Kosovë At Nikolla Xhufka bëri thirrje për ndihmë, që dikush ta çonte të vizitonte Manastirin e Deçanit. Xhufka ka shkuar atje dhe siç raportohet, është pritur mirë, por kur murgjit serbë kanë mësuar se ishte shqiptar e kanë nxjerr jashtë.

“Ishte një situatë tejet dramatike, aq shumë na kontrolluan sa që mirë që nuk na zhveshën. Të thuash dramatike është pak. Te jesh në tokën tënde, në shtëpinë tënde dhe të mos gjendesh rehat në kishën tënde, kjo është e pafalshme”, ka thënë At Nikolla Xhufka.

Ai është shprehur se nuk ia kishte marrë mendja që serbët do të kenë një sjellje të tillë ndaj një prifti. Ndërkohë, mediat në Serbi e kanë trajtuar rastin si një provokim, pasi sipas tyre, At Nikolla Xhufka është një nacionalist që ka dashur të bënte video provokuese brenda manastirit.

“Në fillim as rojet e KFOR-it nuk na penguan. Prifti më puthi dorën. Më pas dikush iu afrua dhe i pëshpëriti diçka në vesh, prifti ndryshoi sjellje. Ai nga një murg u bë një njeri arrogant”, është shprehur më tej At Nikolla Xhufka, për mediat në Kosovë.

 

Më shumë