Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vjedhja e të dhënave të TIMS nga drejtori Ervin Muça, amerikanët e njoftuan Ballën sapo u bë ministër

Shkruar nga Newsbomb
Vjedhja e të dhënave të TIMS nga drejtori Ervin Muça,
Ministri Balla dhe amerikani McDowell, 17 Gusht 2023

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar dje veprime konkrete për Ervin Muçën, Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke dërguar në gjykatë kërkesën për "Arrest në shtëpi" dhe "Pezullimin nga detyra".

Pas muajsh hetime, organi i akuzës së kryeqytetit ka arritur të provojë se në verën e vitit 2023, Ervin Muça është futur në mënyrë të paligjshme në sistemin TIMS dhe ka marrë të gjitha të dhënat për hyrjet dhe daljet e shtetasve nga Shqipëria.

"Në mënyrë të përmbledhur nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. Mine Peza në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muça.

Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin", thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Hetimi që nisi me insistimin e amerikanëve

Nisja e hetimeve për rolin e Ervin Muçës si drejtor i Teknologjisë dhe Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në ndërhyrjen dhe marrjen e paligjshme të të dhënave nga sistemi TIMS, u bë pas insistimit të partnerëve amerikanë.

I ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane në Tiranë, H. Martin McDowell ka zhvilluar një takim në vapën përvëluese të gushtit 2023 me ministrin e Brendshëm, pikërisht për këtë shqetësim. Taulant Balla sapo ishte emëruar në detyrë dhe kërkesa e amerikanëve ishte një mesazh i fortë që nuk mund të kalonte në heshtje.

Zyrtari i lartë amerikanë i shprehur ministrit shqetësimin e SHBA për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe kërkoi që autoritetet shqiptare të ndërmerrnin një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm. H. Martin McDowell theksoi se nëse do kërkohet dhe do të ishte e nevojshme, ata do të sillnin ekspertët e tyre amerikanë në Shqipëri.

"I ngarkuari me Punë McDowell vuri në dukje shqetësimet e SHBA në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemet TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshi edhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. McDowell i tha gjithashtu Ministrit Balla se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në hetimin e tyre", thuhej në mesazhin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, datë 17 Gusht 2023.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese