Hapësire reklamuese

Politikë

“Të burgosur pa gjyq në Shqipëri”, Rama kritikon fort prokurorët: 40 banesa të kontrolluara për Vit të Ri, a vetëm ju punoni për shtetin, ne të tjerët jo?!

Shkruar nga Newsbomb
“Të burgosur pa gjyq në Shqipëri”, Rama kritikon fort
Edi Rama, kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka marrë i pari fjalën në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. I pari i qeverisë ceku një sërë temash, ndërsa u ndal fort te sistemi gjyqësor në Shqipëri.

Rama tregoi edhe një herë se si 40 banesa janë kontrolluar në vigjilje të vitit të ri nga organi hetimor. Ndërsa i bëri thirrje që të mos i mëshojnë faktit se qeveria i pengon në punën e tyre.

Kurrë nuk do të ndërhyjmë në çështjet e gjyqësorit. Garancitë e procesit ligjor dhe me radhë nuk i takojnë vetëm prokurorëve dhe gjyqtarëve, por janë çështje që i takon çdo qytetari të çdo vendi. E jo më pastaj të zgjedhurve të qytetarëve të këtij vendi. Kur unë të ndërhyj në ndonjë çështje që është në gjykim, atëherë eja ta diskutojmë.

Por, kur unë ngre zërin për raportin europian për të burgosurit pa gjyq në Shqipëri dhe këshillat në fjalë nuk bëjnë asgjë, e vetmja gjë që i bën të ndjehen të ekzistojnë, atëherë kjo është për të vënë duart në kokë. Halli i vërtetë këtu është se po bëhen ca si shumë për të vënë duart në kokë. Një fletërrufe e vërtetë ajo e gjyqësorit për rritjen e rrogave.

Unë vura alarmin për gropën që donin t’i hapnin buxhetit të shtetit për t’i rritur rrogat vetes padrejtësisht. Ne nuk jemi këtu për të vënë duart në kokë, por për të çuar Shqipërinë në BE. Njerëzit e sistemit të drejtësisë duhet ta kryejnë të patrazuar punën e tyre, të paktën derisa unë të jem këtu në krye të shumicës së zgjedhur nga populli, nuk do t’i mungojë mbështetja asnjëherë.

Pakti ynë i brendshëm këtu në këtë grup është që askush nuk duhet të merret me gafat dhe lajthitjet e drejtësisë së re sepse qëllimi ynë nuk është të bëjmë presion, por të kuptojmë mirëkuptim për gjërat që nuk shkojnë apo edhe më keq për gjërat që dëmtojnë shtetin ligjor të shqiptarëve. Fola më lart për lajthitje të panevojshme, sepse askush nuk ka ngritur asnjë pretendim që pengon hetimet për këdoqoftë. E

dhe pse alibia e pengimit të hetimeve ka arritur në një kulm absurditeti, kur paketohet si kërkesë për arrest, me ca argumenta që i thonë logjikës: mbylle gojën se të futa brenda. Shteti ligjor nuk është shtet policor. E jo më kot në procesin e integrimit në BE, është dhe forcimi i administratës publike. Por si mund të forcohet nëse çdo punonjës i saj trajtohet si i fajshëm? Duke i shkuar ditën e vitit të ri për kontroll në banesë? A thua se njerëzit janë statistika? Ç’është ky hall që thirren njerezit nga puna me tufa, në orar të punës? E mban atje me orë të tëra pa e pyetur një herë, more a keni ndonjë punë ju? Se për të njëjtin shtet po punojmë? Dhe thirren kur duhet të jenë në krye të detyrës për emergjencat natyrore. Janë kontrolluar 40 banesa në vigjile të Vitit të Ri.

A thua se në këtë shtet vetëm prokurorët punojnë për shtetin. Unë personalisht kam pasur rezerva për Administratën Publike dhe kam qenë edhe unë vetë viktimë e të njëjtit përceptim, si për shembull është për spitalet. Sipas të cilit në spitalet tona të lënë të vdesësh po nuk dhe lekë. Por, këtë e kam rrëzuar sepse e kam vizituar vetë. Ndërsa këtë përceptim për administratën e kisha dhe unë goxha të rezervuar për ta thënë me fjalë. Unë thoja: Do t’i hapim negociatat, por si do ta përballojmë me këtë administratë? U deshën muajt e procesit screening që unë të filloja të shihja te administrata, jo problemin, por zgjidhjen e shumë problemeve. Edhe administrata ka problemet e veta", tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese