Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, ka lëshuar kritika drejt sistemit të Drejtësisë.
Rama ka deklaruar se fletë arreste priten pa çdo kriter për çështje sipas tij, nuk janë as penale. Sipas tuj, prokurët po bëjnë garë në gjithë Shqipërinë për të kapur një mandat në SPAK.
Po ashtu Rama tha se objektivi i socialistëve është Shqipërinë në BE në vtin 2030, dhe ky është mision historik.
Rama: Ndërkohë që sot tellatët e gënjeshtrave janë pas çdo butoni që shtyp. Po ne s’kemi ç’ti bëjmë as pas tellhanes së madhe, duke qenë në një hap kyç të vendit tonë. Prandaj duhet ta rrisim me çdo kusht përqendrimin dhe të shtojmë forcat që ta bëjmë sa më shumë dhe të korrigjohemi dhe të përmirësohemi. Ndërkohë jepni idetë tuaja dhe të debatojnë sesi ta bëjmë më më mirë punë. Ne duhet të përqendrohemi në vetëm një pikë. Shqipërinë në BE në vtin 2030. Historia na flet për njerëz të jashtëzakonshme, por edhe ata kur kanë lexuar të historinë, kanë qenë të zakonshëm. Sot ne kemi mundësisë të ta shkruajmë historinë. Shqipëria në BE është histori.
Nuk është e lehtë që të përqendrohesh, ku përtej zhurmës së përditshme dhe përnatshme të bombave artizanale, ka filluar edhe një lëvizje sportive prokurorësh nëpër Shqipëri, të cilët janë turrur për mandatin e ardhshëm dhe të afërm të SPAK-ut, duke prerë fletëarreste në tufa për çështje që në rastin më të mirë nuk janë fare çështje penale penale dhe kudo në botë, hetohen të lirë. Sic është rasti i Durrësit, ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit. Nuk u kursye as një punonjëse model, 5 vite në luftë me kancerin dhe me fëmijë 2 muajsh në gji. Apo duke shpërndarë fletëthirrje si me qenë bileta teatri.


