Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, ditën e sotme, kryeministri Rama në fjalën e tij u ndal dhe te vendimi i gjykatës kushtetuese për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve kryeminsitri theksoi se në Kushtetutën e vendit ekzistojnë 3 pushtete, e secili prej tyre duhet të jetë i pavarur nga tjetri, e kjo nuk duhet të jetë vetëm e shkruar në letër por dhe në realitet.
Rama në fjalën e tij theksoi se pezulllimi i ministres Balluku nga detyra e saj përmes një seance paraprake është e rëndë sepse diçka e tillë nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.
“Shteti ka 3 pushtete të pavaruara nga njëri-tjetrit. Këtë do të shpjegoj më pas se çfarë kam parasysh, më parë do të them se ne e besojmë se kur kushtetuta thotë se ka 3 pushtete të pavaruara dhe këto të 3 nuk mund të jenë në letër siç ishin më përëpara, por duhet të jenë realitet” theksoi kryeministri Rama në fjalën e tij.
Puna e bërë ndër vite gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste i ka hapur shumë të ardhmes së Shqipërisë, në mesin e tyre dhe atë të integrimit në Europë që pritet të bëhet së shpejti.
Fjala e plotë e kryeministrit Rama: Unë do të them sot vetëm të 1 mijtën e atyre që kam për të thënë për ndërhryjet e pajustifikueshme por dhe të panevojshme. Shteti ka 3 pushtete të pavaruara nga njëri-tjetrit. Këtë do të shpjegoj më pas se çfarë kam parasysh, më parë do të them se ne e besojmë se kur kushtetuta thotë se ka 3 pushtete të pavaruara dhe këto të 3 nuk mund të jenë në letër siç ishin më përëpara, por duhet të jenë realitet.
Kjo parti i hyri detit në këmbë, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Ndaj unë që e kam udhëhehequr nuk bëhem kurrë pishman. Pavarësisht bombave artizanale që ndizen lart e poshtë në Shqipëri. U mjegullon arsyen e i nis nëd drejtime që të cënojnë pavarësinë e pusheteve të tjera. Duke i bërë shkeljen e pavarësinë e kushteve të tjera. Gjyqësori të gjymtojë jo vetëm pushtetin e dy të tjerëve.
Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në territorin e pushteteve të tjera pezullimi i ministrit nga një prokuror e gjykatës me një vendim të një seance paraprake në një gjyq i pandodhur në historinë e botës? Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtuese përpjekja që kur në historinë e tre pushteteve, pushteti gjyqësor llogarit pagat e përcakton politikat dhe taksat e një vendit. Çfarë është rasti i fundit përveçse një ndërhyrje vendimi i gjykatës kushteuese se si parlamenti ka ndarë institucion parlamentar, hapu dhe i thonë kësaj.



