Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme u vu në pranga ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja i cili akuzohet për lidhje me grupit kriminale.
Emri i ish-deputetit socialit doli pas zbërthimit të bisedave në platformën famëkeqe “SkyECC”. Çyrbja dyshohet se ka qenë në kontakt me individë të përfshirë në aktivitete kriminale në Durrës. Ndërkohë, përveç socialistit në pranga ra edhe kunati i vëllait të Çyrbjas, Ahmet Masha, i njohur edhe me nofkën “Meçe”. Ky shtetas dyshohet se ka qenë i përfshirë më herët në raste të kontrabandës së naftës, ndërkohë sipas burimeve mësohet se ai blerë vota për Jurgis Çyrbjen në 2021.
Burime për mediat bëjnë me dije se në orët në vijim pritet të tjera arrestime me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndaj Jurgis Çyrbjat rëndojë tre akuza; “Korrupsion aktiv zgjedhor”, “Përkrahje e autorit të krimit” dhe “Tregtim i sekretit shtetëror”.
Me urdhër të SPAK GJKKO caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” e cila u ekzekutua një ditë më parë, 20 tetor 2024, në qytetin e Durrësit. Kanë qenë bisedat e “SKYECC” ato të cilët “fundosën” ish-deputetin socialist.
Bashkë me socialistin ën pranga ra edhe kunati i vëllait të tij, Ahmet Masha. Ky i fundit njohur për përfshirjen në kontrabandë nafte. Në vitin 2015, Masha u hetua për përfshirje në kontrabandën e karburantit të blerë në mënyrë të paligjshme nga Mali i Zi dhe u dënua me një gjobë prej 100,000 lekësh, ndonëse Prokuroria kishte kërkuar dënim me burg. Gjithashtu, dyshohet se Masha ka blerë vota për Çyrbjan në zgjedhjet e 2021.
GJJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit “Golden” në Shijak, i cili prej katër vitesh rezulton në kërkim si organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës në janar të 2020.
Dyshohet se Altin Hajri është strehuar në banesën e ish-deputetit socialist pas vrasjes së Jan Prengës. Gjithçka është zbuluar nga komunikimet në platformën e koduar SKY ECC, që ka shërbyer si provë, bashkë me materiale të tjera të siguruara nga prokurorët.