Hapësire reklamuese

Politikë

"Kanë ambicie për t'u marrë me të tjerët", kryeministri Rama: Pa reformën në drejtësi, Rruga e Elbasanit nuk do të kishte një kalë për të lëvizur nga vendi

Shkruar nga Newsbomb
"Kanë ambicie për t'u marrë me të
Kryeministri Rama

Në fjalën e tij nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama theksoi se duhet ndërhyrë menjëherë për të ndaluar personat që mundohen të merren me jetën e të tjerëve.           

E gjitha kjo sipas kryeministrit ndodh nga egoja dhe ambicia e njeriut, të cilët disa e përdorin në të mirën e tyre ndërsa të tjerë në të keqen e të tjerëve. Situatë të cilën kryeministri e krahasoi dhe me shprehjen e famshme përmes së cilës thuhet “nëse nuk do që dikush të të bëjë një gjë të keqe, mos ia bëj as ti atij”.

“Gjëra që i kemi të gjithë por te dikush që nmeret me jetën e tjetrit janë për t’u frenuar më shumë. Fuqia e tyre e pakontrolluar nga vëllai prindi, familja e qytetari para tyre. Mos i bëj të tjerëve atë që nuk do që të tjerët të ta bëjnë ty” u shpreh kryeministri Rama.

Due shtuar më tej se drejtësia duhet të marrë menjëherë vendimin e duhur, pasi është më mirë që 100 fajtor të jenë jashtë në liri, sesa një i pafajshëm të burgoset.

Rama thekson se Kodi Penal shkruhet për t’ju garantuar individëve të drejtën e lirisë, por në rastin konkret në Shqipëri po ndodh e kundërta. Ndaj kryeministri bëri thirrje që situata të meret në kontroll përpara se të jetë tepër vonë.

Rama kërkon ndërhyrje të menjëhershme në gjykimet e bëra ndaj disa politikanëve, sepse reforma në drejtësi u sugjerua nga Partia Socialaiste ndërsa opozita po e keqpërdor.

Fjala e kryeministrit Rama: Pushteti legjislastiv edhe ekzekutiv duhet t’i bëjë të vetëdëijshëm për dëmet që mund të bëjë veprimet e pakontrolluara nga njeriu i tyre, nga egoja e ambicia. Gjëra që i kemi të gjithë por te dikush që nmeret me jetën e tjetrit janë për t’u frenuar më shumë. Fuqia e tyre e pakontrolluar nga vëllai prindi, familja e qytetari para tyre. Mos i bëj të tjerëve atë që nuk do që të tjerët të ta bëjnë ty.

Kjo duhet të jetë në lëvizje të çdo njeriu që ka pushtetin të lundrojë apo të ngrejë dorën para tyre. Mos të harrojmë atë shprehjen e famshme: Më mirë 100 fajtor jashtë sesa një i pafajshëm prapa hekurave. Një profesoreshë e huaja mbaj mend se më ka thënë: Ju në Shqëipëri nuk niseni nga liria për të vednosur drejtëisinë por nga heqja e saj. Edhe kodi penal shkruhet për të garantuar lirinë dhe joheqjen e lirisë, heqja e lirisë është funksion i garantimit të lirisë. Ky është një tjetër rrezik i këtij udhëkryqi nëse ne nuk distanciohemi sa duhet.

Ne e deshëm reformën në drejtësi e ky është fakt. Sa na takon ne, ne ishim ata që e projektuam dhe diktuam rreshtin. Nëse nuk do të kishte një kalë që do të tërhiqte karrocën, ata të Rrugës së Elbsanit apo të Rrugës së Durrësit nuk do të bënin dot gjë. Unë nuk kam imagjinuar asnjë fasadë e asnjë shëtitje në park për reformën në drejtësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese