Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës për mediat ditën e sotme, lideri demokrat Sali Berisha komentoi incidentin e ndodhur pas protestës së djeshme ku gazetari Osman Stafa u sulmua papritmas nga një çift në terren, në krye të detyrës.
Berisha pretendon se çifti në fjalë i është turrur shtazërisht gazetarit Osman Stafa, për të cilët akuzon se kanë lidhje me ata që lideri demokrat i cilëson si “mafie shtetërore”.
“Këto ditë gazetari Osman Stafa ka mbajtur fjalime në këtë protestës qytetare duke përfaqësuar veten e tij në protestën ndaj mafies shtetërore, kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Një çift i lidhur me pushtetin, i është afruar gazetarit Osman Stafa dhe i janë vërsulur shtazërisht, e godasin për shkak të detyrës, e dëmtojnë fizikisht vetëm e vetëm për fjalët e tij në protestë. Provokatorë të turpshëm, në një kohë kur ai bisedonte me gazetarë të huaj e të tjerë, i afrohen dhe pretendojnë për ato që nuk kishin ndodhur kurrë, e i agresojnë” tha Berisha.
Më tej lideri demokrat i dha paralajmërim kryeministrit Rama duke i thënë se ai ka përgjegjësinë më të madhe për çdo akt dhe pasojë të protesta e qytetare.
Ndërkohë që mijëra qytetarë prej 22 ditësh “derdhen” nëpër Tiranë, duke kërkuar ndryshim total të klasës politike, Berisha po ashtu dhe të vetët, janë parë duke i përkrahur tubimet, të cilat i kanë vlerësuar si paqësore dhe më të bukurat të ndodhura ndonjëherë në vend.
Fjala e Sali Berishës: Këto ditë gazetari Osman Stafa ka mbajtur fjalime në këtë protestës qytetare duke përfaqësuar veten e tij në protestën ndaj mafies shtetërore, kjo e ka tmerruar Edi Ramën. Një çift i lidhur me pushtetin, i është afruar gazetarit Osman Stafa dhe i janë vërsulur shtazërisht, e godasin për shkak të detyrës, e dëmtojnë fizikisht vetëm e vetëm për fjalët e tij në protestë. Provokatorë të turpshëm, në një kohë kur ai bisedonte me gazetarë të huaj e të tjerë, i afrohen dhe pretendojnë për ato që nuk kishin ndodhur kurrë, e i agresojnë.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të porositur nga segmentet kriminale dhe Edi Rama, i cili me aparatet e tij po bën presione të jashtëzakonshme mbi eksponentë të protestës, qytetarë të protestës, duke dënuar me forcën më të madhe agresionin ndaj Osman Stafës. I them Edi Ramës se për çdo akt dhe pasoja do të mbash përgjegjësinë më të madhe. Gazetari në detyrën e tij duhet të jetë i lirë, të marrë pjesë e të thotë atë çfarë do. Kjo është mënyra që ka zgjedhur Edi Rama të heshtë zëra që denoncojnë denoncimin.


