Hapësire reklamuese

Politikë

Noka postoi FOTON nga "rrethimi" i Kryeministrisë, Evi Kokalari e ironizon: Duhet ta bëjmë këtë edhe me PD-në, që të heqim qafe ata që e mbajnë opozitën peng

Shkruar nga Newsbomb
Noka postoi FOTON nga "rrethimi" i Kryeministrisë, Evi Kokalari e
Evi Kokalari-Flamur Noka

Në protestën e mbajtur ditën e djeshme në Tiranë, protestuesit zhvilluan një marshim rreth Kryeministrisë dhe Piramidës.

Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, i cili ka postuar një foto ku protestuesit kanë rrethuar Kryeministrinë, ndërsa shkruan “Edi Rama, je i rrethuar, dorëzohu”.

Pas këtij postimi të Nokës, ka reaguar edhe aktivistja Evi Kokalari, e cila ka ironizuar ashpër sekretarin e PD-së.

Kokalari shkruan se duhet të rrethohet edhe PD-ja, për të larguar, sipas saj, ata që e mbajnë opozitën peng dhe Edi Ramën në pushtet.

Duhet të rrethojmë edhe PD-në, të heqim qafe edhe këta që e mbajnë opozitën peng, e Ramën në qeveri”, shkruan Kokalari në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese