Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-ministri poston FOTON me të atin e ndjerë, prek me fjalët: Mbetesh pika ime e referimit! Shpresoj të jem i denjë si ti

Shkruar nga Newsbomb
Ish-ministri poston FOTON me të atin e ndjerë, prek me fjalët:
Ish-ministri Piro Vengu dhe babai i tij Thomai

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, në Ditën e Baballarëve ka postuar një foto me të atin e ndjerë, Thomain.

Vengu, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se vlerat më të çmuara i trashëgojmë nga shembulli i prindërve tanë. Ai thekson se shpreson të jetë po aq guximtar dhe i drejtë sa i ati në raport me fëmijët e tij.

Po ashtu, deputeti nënvizon se, edhe pse babai i tij nuk është më mes tyre, ai mbetet një pikë referimi e rëndësishme në jetën e tij.

Postimi i plotë:

Valera më të çmuara i trashëgojmë nga shembulli i prindërve tanë.

Sot, si baba, shpresoj vetëm të jem për fëmijët e mi po aq i pranishëm, guximtar dhe i denjë, sa ishte im atë për mua. Edhe pse nuk është më mes nesh, ai mbetet pika ime e referimit.

Gëzuar Ditën e Baballarëve!

Fotografi me tim atë, Thomain, në Patos, përpara Institutit të Naftës

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese