Kryeministri Edi Rama, në një video të publikuar në rrjetet e tij sociale, ka ironizuar disa postime të influencerëve në lidhje me protestat që po zhvillohen në vend prej 22 ditësh kundër projektit të Zvërnecit.
Në listën e influencerëve që Rama ironizon në videon e tij janë disa personazhe të njohur, si Dea Mishel, Rezarta Hoxha etj.
Ndërsa kryeministri e shoqëron postimin e tij me tekstin: “PAK RELAKS me “Shqipërinë e re” të llajkefollouve të gunës. Ne kemi Shqipërinë 2030 në BE të shqiptarëve të punës”.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Rama poston në llogarinë e tij portretet e disa prej influesncerwve që kanë dalë çdo pasdite ne shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij, disa prej tyre personazhe të njohur të politikës, medias dhe shoëbizit.
Ai i quan këto personazhe "tam-tamexhinj" dhe se me tubimet e tyre, ata "kujtuan se u bë bulevardi kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë!"
