Hapësire reklamuese

Politikë

Protestuesja hoqi flamurin e Izraelit, Sali Berisha kërkon ndëshkimin e merituar për të: E dënojmë me forcë këtë akt kriminal ekstremist

Shkruar nga Newsbomb
Protestuesja hoqi flamurin e Izraelit, Sali Berisha kërkon ndëshkimin
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur një natë më parë ku gjatë protestës në Tiranë një prej protestueseve grisi flamurin e Izraelit.

Përmes një qëndrimi zyrtar, Berisha bën me dije se Partia Demokratike e dënon me forcë kë të akt kriminal ekstremist, i cili bie ndesh me lidhjet që bashkojnë dy kombet, Shqipërinë dhe Izraelin. Për këtë arsye selia blu kërkon dëshkimin e merituar për autorin.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit të ngritur në ambasadën e këtij vendi si një akt kriminal ekstremist, antisemit që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe dy vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”, shkruan Berisha.

Ngjarja ndodhi gjatë protestës ku mijëra qytetarë u mblodhën në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e asaj që ata e konsiderojnë si klasën e vjetër politike.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur protestuesja ngjitet dhe tërheq flamurin, një veprim që shkaktoi reagime të menjëhershme.

Lidhur me këtë incident reagoi edhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila përmes një deklarate zyrtare dënoi ashpër heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Shtetit të Izraelit në Tiranë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese