Hapësire reklamuese

Politikë

“Po një qytetari të thjeshtë çfarë i bën mor maskara?!” Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt dhe Erald Kaprit për 50 ditë

Shkruar nga Newsbomb
“Po një qytetari të thjeshtë çfarë i bën
Agron Shehaj

Byroja e Kuvendit ka lënë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Agron Shehajt nga seancat plenare.  Ky  vendim i Byrosë, vjen pasi deputeti dhe kreu i Partisë “Mundësia”, pati një përplasje me ministrin e Financave Petrit Malaj në seancën e fundit të Kuvendit, ku kujtojmë se ministri i përmendi Shehajt kompanitë e tij private duke i thënë : “Tani do merremi me ty”.

Kjo më tej solli një reagim të ashpër nga Shehaj i ci pasi u përplas edhe me nënkryetaren e Kuvendit Klodiana Spahiu, iu drejtua ministrit Malaj: “Po nëse më kërcënon mua këtu në Kuvend, çfarë i bën një qytetari të thjeshtë që del në protestë ti, mor maskara?”

Po ashtu edhe deputeti Erald Kapri është përjashtuar me 20 ditë pas përplasjeve në Kuvend me deputetët socialistë. 

Më tej me kërkesë të kryedeputetit socialiost Taulant Balla dhe një grupi deputetësh, Sekretariati i Etikës vendosi përjashtimin e deputetëve të Partisë Mundësia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese